LDK në prag të përplasjes së brendshme, Kuvendi Zgjedhor pritet para konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës po përballet me një nga sfidat më të mëdha të brendshme politike, teksa nisma për votëbesim ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku po zhvillohet paralelisht me procesin e konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës. Me vetëm pak javë deri në afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit, 151 delegatë të LDK-së kanë formalizuar kërkesën për thirrjen e Kuvendit Zgjedhor, ku do të vendoset edhe për besimin ndaj Abdixhikut. Një nga zërat më kritikë ndaj udhëheqjes aktuale, deputeti Avdullah Hoti, ka kërkuar përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të rishikimit të lidershipit, duke argumentuar se rezultatet e dobëta në katër palë zgjedhje e bëjnë të domosdoshëm një reflektim të thellë politik Ai ka kundërshtuar mundësinë e një marrëveshjeje politike mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e institucioneve, duke vlerësuar se partia fituese nuk ka nevojë për votat e LDK-së për krijimin e qeverisë. Ndërkohë, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se, pas dorëzimit të kërkesës për votëbesim, ka pezulluar angazhimet e tij në bisedimet për formimin e institucioneve, duke theksuar se nuk do të negociojë në emër të LDK-së derisa mandati i tij si kryetar të jetë në shqyrtim. Për shkarkimin e Abdixhikut nevojiten të paktën 177 vota nga gjithsej 355 delegatë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …