Brenda një dite, Qyteti i Shkupit dyshohet se ka shkelur dy herë detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar, duke nxitur reagime dhe kritika për moszbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Në reagim thuhet se, megjithëse Shkupi është qytet dygjuhësh dhe institucionet kanë obligim ligjor të përdorin shqipen në komunikimet zyrtare, autoritetet komunale e kanë injoruar këtë detyrim edhe pas reagimeve publike. Po ashtu, ngrihen kritika ndaj Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili, sipas reagimit, nuk ka ndërmarrë veprime për evidentimin dhe sanksionimin e shkeljeve të pretenduara.n Në reagim kërkohet dorëheqja e drejtorit të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, përgjegjësi politike nga koalicioni VLEN për funksionimin e këtij institucioni, si dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj të gjithë zyrtarëve që, sipas pretendimeve, kanë shkelur Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Autorët e reagimit theksojnë se zbatimi i ligjit është detyrim institucional dhe kërkojnë që Inspektorati të veprojë në përputhje me kompetencat e tij për të garantuar respektimin e të drejtave gjuhësore dhe të karakterit shumetnik të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
