Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë si ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik të Pejës deri në prill të vitit 2025, ndonëse ky institucion ishte mbyllur zyrtarisht në tetor të vitit 2021. Kështu thuhet në një hulumtim të publikuar nga Radio Evropa e Lirë. Sipas dokumenteve të analizuara nga REL, Institucioni Farmaceutik i Pejës, me seli në Gorazhdec, u shua me vendim të Qeverisë së Serbisë më 7 tetor 2021. Madje, kërkesën për fshirjen e tij nga regjistri i institucioneve shëndetësore e kishte dorëzuar vetë Paunoviq. Megjithatë, deklarimet e pasurisë dhe të ardhurave që ajo ka dorëzuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në Serbi tregojnë se ajo vazhdoi të përfitonte pagë si drejtoreshë e këtij institucioni deri më 15 prill 2025, një ditë para se të emërohej ministre në Qeverinë e Serbisë. Gazetari i Radio Gorazhdecit, Damjan Portiq, konfirmoi për REL se farmacia nuk ekziston më që nga mbyllja e saj në vitin 2021. Deri në publikimin e hulumtimit, Qeveria e Serbisë, Zyra për Kosovën, Fondi Republikan për Sigurime Shëndetësore dhe institucionet e tjera përgjegjëse nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me të ardhurat e Paunoviqit dhe ushtrimin e funksionit në një institucion që kishte pushuar së ekzistuari. Pa përgjigje mbeti edhe kabineti i vetë ministres.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Rafuna: Bllokada institucionale i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë, prodhuesit kanë nevojë për mbështetje urgjente

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se bllokada institucionale e vendit …