Smajl Latifi: Sigurojmë kuorumin për presidentin nëse pranohen gjashtë pikat e ofertës sonë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme të kontribuojë në sigurimin e kuorumit për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e institucioneve të reja, nëse qeveria e ardhshme pranon gjashtë pikat e ofertës së saj. Nënkryetari i AAK-së, Smajl Latifi, tha se këto nuk janë kushte, por propozime konkrete në interes të qytetarëve dhe të shtetit. Sipas tij, mjafton një zotim publik se ato do të bëhen pjesë e programit qeverisës. Oferta përfshin krijimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe realizimin e projektit për gazin e lëngëzuar amerikan, përfundimin e projekteve rrugore në të gjithë vendin, rritjen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla dhe të mesme nga 30 mijë në 100 mijë euro, si dhe heqjen e tatimit për tokën e punuar, me synim mbështetjen e fermerëve. Po ashtu, AAK kërkon investime prej 800 milionë deri në 1 miliard euro për zhvillimin e Prishtinës. Latifi theksoi se Aleanca nuk kërkon poste qeveritare apo ministra, por vetëm zotim për zbatimin e këtyre pikave, duke shtuar se në këtë mënyrë do të sigurohej kuorumi i nevojshëm dhe do të shmangeshin zgjedhjet e reja.

Kontrolloni gjithashtu

Flutura Kusari: Pushteti përmendet si faktor i përkeqësimit

Misioni faktmbledhës i Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve ka publikuar raportin …