Edi Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe dezinformim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se protesta kundër investimit në Zvërnec është shoqëruar me, siç u shpreh ai, ndërhyrje të huaja, manipulime me lajme të rreme dhe video të deformuara. Gjatë mbledhjes së përbashkët të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Rama tha se këto elemente kanë ndikuar në zhvillimet e protestës, por nuk përbëjnë shkakun kryesor të pakënaqësisë së qytetarëve. Sipas tij, protesta ka nxjerrë në pah hendekun mes fakteve të paraqitura nga qeveria dhe mënyrës se si qytetarët e kanë perceptuar projektin. Rama tha se, ndërsa qeveria e konsideron zonën si pronë private dhe projektin ende në fazë planifikimi, shumë qytetarë kanë krijuar bindjen se toka shtetërore po u shitet të huajve dhe se ndërtimet kanë nisur. Kryeministri theksoi se rënia e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve dhe përvojat negative me administratën publike kanë ndikuar në forcimin e perceptimeve të tilla. Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, edhe hapësira digjitale ka luajtur rol të rëndësishëm në përhapjen e dezinformatave që ndikuan në perceptimin publik për protestën në Zvërnec.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …