KGJK mirëpret opinionet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi

Dështon mbledhja e KGJK-së, mbetet pa kuorum pa u shqyrtuar dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka përfunduar pa marrë vendim për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë, të paraqitura katër vjet më parë. Diskutimet u përqendruan te kërkesa që kjo çështje të futej si pikë urgjente në rendin e ditës, gjë që u kundërshtua nga disa anëtarë të Këshillit. Ata vlerësuan se nuk ka arsye që një temë e pazgjidhur prej katër vitesh të trajtohet me urgjencë tani. Gjyqtari Ahmet Imami tha se dorëheqjet tashmë kanë prodhuar efektet e tyre, ndërsa anëtari Fahret Velija kujtoi se është i vetmi që ishte pjesë e Këshillit kur ato u dorëzuan, duke kërkuar që diskutimet të mos zvarriten. Nga ana tjetër, kryesuesi Rrustem Thaqi deklaroi se çështja është aktualizuar pas kërkesës së ushtrueses së detyrës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke shtuar se ai nuk mban përgjegjësi për vonesat. Gjatë mbledhjes pati edhe përplasje verbale mes anëtarëve të Këshillit, ndërsa pas disa minutash diskutime, disa prej tyre nisën të largoheshin nga salla. Me largimin e anëtarëve, KGJK-ja mbeti pa kuorumin e nevojshëm, duke bërë që mbledhja të ndërpritet pa shqyrtuar pikën për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Sigurojmë kuorumin për presidentin nëse pranohen gjashtë pikat e ofertës sonë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme të kontribuojë në sigurimin e kuorumit për …