KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Caktimi i seancës konstituive për 6 gusht është veprim i vonuar dhe i papërgjegjshëm

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka vlerësuar se caktimi i seancës konstituive të Kuvendit për 6 gusht është një veprim i vonuar dhe institucionalisht i papërgjegjshëm. Sipas tij, shqetësimi kryesor lidhet me afatin kushtetues prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit, i cili, sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, fillon të rrjedhë nga dita e konstituimit të Kuvendit. Cakolli shpjegon se, nëse Kuvendi konstituohet më 6 gusht, afati i fundit për zgjedhjen e presidentit do të jetë 5 tetori. Në rast se procesi dështon atë ditë, Kuvendi do të shpërndahej pasi të ketë përfunduar edhe mandati i ushtruesit të detyrës së presidentit. Sipas tij, kjo mund ta lërë vendin njëkohësisht pa Kuvend funksional dhe pa ushtrues detyre të presidentit, duke krijuar vështirësi kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe mandatimin e kryeministrit. Cakolli shton se koha e lënë në dispozicion për negociata politike po kalon pa asnjë marrëveshje dhe pa zhvillimin e takimeve të reja ndërmjet partive politike.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Sigurojmë kuorumin për presidentin nëse pranohen gjashtë pikat e ofertës sonë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme të kontribuojë në sigurimin e kuorumit për …