Kroacia rrit pensionet për mbi 200 mijë veteranë të luftës nga viti 2027

Qeveria e Kroacisë ka njoftuar rritjen e pensioneve për më shumë se 200 mijë veteranë të luftës, ish-ushtarë, pjesëtarë të policisë dhe përfitues të tjerë, në kuadër të ndryshimeve të reja ligjore që do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Andrej Plenkoviq gjatë ceremonisë së mbajtur në Knin, me rastin e Ditës së Fitores dhe 31-vjetorit të operacionit ushtarak “Stuhia”. Ai njoftoi se masa do të përfshijë rreth 200 mijë veteranë dhe do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 100 milionë euro në vit. Ndërkohë, ministri i Çështjeve të Veteranëve, Tomo Medved, prezantoi ndryshimet e propozuara në Ligjin për Veteranët Kroatë dhe në Ligjin për të Drejtat Pensionale të personelit aktiv ushtarak dhe zyrtarëve të autorizuar. Sipas Medvedit, ndryshimet do të shfuqizojnë edhe uljen e pensioneve të vendosur në vitin 2002, duke përmirësuar të drejtat e përfituesve. Paketa ligjore do të përfshijë gjithsej 210.304 përfitues, që përbëjnë rreth 76 për qind të të gjithë veteranëve kroatë dhe anëtarëve të familjeve të tyre që aktualisht marrin pensione. Për zbatimin e këtyre ndryshimeve, nga 1 janari 2027, në buxhetin e shtetit do të ndahen 88.5 milionë euro shtesë në vit, ndërsa kostoja totale vjetore e reformës pritet të arrijë rreth 100 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kreu i VATRA-s i shkruan Trumpit: Specialja po kriminalizon luftën e UÇK-së

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Elmi Berisha, i ka dërguar një letër …