Bashkim Ramosaj: IAAP “Tafil Kasumaj” në Deçan pajiset me kabinet të ri të Mjekësisë

IAAP “Tafil Kasumaj” në Deçan është pajisur me një kabinet të ri të Mjekësisë, donacion i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), i cili do të përmirësojë kushtet për zhvillimin e mësimit praktik dhe aftësimin profesional të nxënësve. Ky investim i shtohet kabinetit të Mjekësisë që Komuna e Deçanit e dhuroi vitin e kaluar, duke bërë që shkolla tashmë të ketë në dispozicion dy kabinete moderne për këtë drejtim. Me këtë rast, janë uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe stafi i IAAP “Tafil Kasumaj”, me dëshirën që kabineti i ri të shërbejë si një mundësi shtesë për ngritjen e cilësisë së arsimit profesional dhe për suksesin e gjeneratave të ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim këshilltaren komunale nga Saint-Julien-en-Genevois, znj.Minavere Bislimi

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim znj. Minavere Bislimi, këshilltare …