Komuna e Deçanit: U mbajt dëgjimi buxhetor për Grantin e Arsimit 2027–2029

Sot u mbajt dëgjimi buxhetor për Grantin e Arsimit 2027–2029, ku u prezantuan planifikimet dhe sfidat e sektorit të arsimit.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, prezantoi projektimin e buxhetit për arsimin, duke sqaruar ndarjen e mjeteve financiare dhe planifikimet për periudhën 2027–2029.
Znj. Gjylsha Haklaj, prezantoi të dhënat mbi numrin e përgjithshëm të nxënësve, si dhe situatën lidhur me mungesat në institucionet arsimore, z. Agron Demukaj theksoi se mbetet shqetësuese fakti që niveli qendror nuk ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për përmbushjen e nevojave të sektorit të arsimit.
Ndërkaq, Drejtori i Arsimit, z. Besnik Hulaj, vuri në dukje se rënia e numrit të nxënësve është një sfidë që po prek komunat në mbarë vendin, duke ndikuar edhe në planifikimin e Grantit të Arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: IAAP “Tafil Kasumaj” në Deçan pajiset me kabinet të ri të Mjekësisë

IAAP “Tafil Kasumaj” në Deçan është pajisur me një kabinet të ri të Mjekësisë, donacion …