Profesori universitar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Eduart Xhozef ka vlerësuar se kritikat e Bashkimit Evropiaj ndaj Kosovës lidhur me ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara, janë të gabuara. Ai ka vlerësuar se një qasje e tillë e BE-së, e vështirëson dialogun dhe i krijon hapësirë Serbisë që të përfitojë politikisht. “Siç e kam deklaruar edhe më parë publikisht, mendoj se këto kritika publike të Bashkimit Evropian janë gabim. Marta Kos e di shumë mirë se Kosova është e përfshirë në një dialog. BE-ja vazhdimisht po e shtyn përpara dialogun, e megjithatë, me këto kritika publike ndaj të drejtës së Kosovës për t’i kritikuar Dhomat e Specializuara, po e vështirëson pikërisht këtë mundësi” ka deklaruar për Ekonomia Online, eksprti amerikan, Eduar Xhozef. “Këto çështje duhet të trajtohen në mënyrë private. Nëse kanë shqetësime, dhe është plotësisht e ligjshme që BE-ja të ketë shqetësime dhe vërejtje lidhur me ligjin, atëherë duhet t’i shprehin ato privatisht. Duhet ta bëjnë këtë në mënyrë private, sepse Serbia po përfiton nga këto kritika publike dhe ka përfituar edhe nga aktgjykimi. Ndërkohë, BE-ja nuk ka bërë asgjë lidhur me festimin dhe nderimin e Ratko Mladićit nga Serbia, i cili ishte krimineli më i rëndë i luftës në të gjithë Ballkanin. Pra, BE-ja ka një problem me Mladićin dhe duhet ta trajtojë këtë çështje përpara se të kritikojë publikisht Kosovën për këtë ligj” ka theksuar profesori universitar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Eduart Xhozef.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
