Kryetari Agim Aliu priti në takim delegacionin e lartë shtetëror nga Gjermania

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu bashkë me ish-Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Düsseldorf/NRW, diplomatin Arjan Kashtanjeva, si dhe drejtorët komunal Gazmend Bytyçi e Arbër Bytyçi, pritën në takim delegacionin e lartë shtetëror nga Gjermania të përbërë nga Sekretari Shtetëror për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare i landit Nordrhein-Westfalen (NRW), z. Christian Wiermer, znj. Jacqueline Wegner, Këshilltare Personale e Sekretarit Shtetëror, z. Markus Delfs, Drejtor i GIZ-it për Kosovë, znj. Eva Maria Durstewitz-Marschall nga Divizioni IV B, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, znj. Silke Bellman, Shefi i Protokollit, Dr. Payam Ghalehdar, si dhe përfaqësuesja e OJQ “Green Connection”, znj. Lorentina Regjepi.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe projekteve konkrete në fusha me interes të përbashkët. U shpreh gatishmëri e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Ferizajt, Qeverisë dhe komunave të landit Nordrhein-Westfalen.

Me këtë rast, kryetari Aliu pranoj edhe ftesën për një vizitë zyrtare në këtë Land ndër më të zhvilluarit në Gjermani (NRW), siç është Landi Nordrhein-Westfalen, me synim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional dhe krijimin e mundësive të reja për Ferizajn.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Komunës së Ferizajt iu akordua edhe një donacion financiar në vlerë prej 9,450.00€, i cili do të përdoret për investime në infrastrukturën kulturore dhe pajisjet e nevojshme në këtë sektor.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Komunitete diskutoi për sigurinë në shkollat e komunës së Vitisë

Komiteti për Komunitete i Kuvendit Komunal të Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e shtatë të …