Deçani, komuna e dytë me performancën më të lartë në Kosovë!

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Komuna e Deçanit është renditur e dyta në nivel vendi për performancën komunale.

Ky rezultat është dëshmi e punës, përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm të të gjithë stafit komunal.

Sipas një njoftim të postuar në faqen zyrtare në Facebook, Komuna e Deçanit falënderon secilin punonjës të Komunës për profesionalizmin dhe kontributin e dhënë në arritjen e këtij suksesi. Ky vlerësim na motivon që të vazhdojmë edhe me më shumë përgjegjësi, transparencë dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve.

Së bashku do të vazhdojmë të punojmë që Deçani të renditet ndër komunat më të suksesshme në Kosovë, me synimin për të arritur vendin e parë, përfundon njoftimi.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Komunitete diskutoi për sigurinë në shkollat e komunës së Vitisë

Komiteti për Komunitete i Kuvendit Komunal të Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e shtatë të …