Prishtina do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare më 2030, në bashkëpunim me Shqipërinë.
Kryetari Përparim Rama, nga Taranto e Italisë, tha se përgatitjet po avancojnë dhe se rezultatet do t’i prezantohen Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.
“Prishtina 2030 tashmë është duke u përgatitur, çdo gjë po shkon mirë”, deklaroi Rama në Klan Kosova.
Lojërat do të zhvillohen kryesisht në Prishtinë dhe Durrës, duke u cilësuar si një ngjarje madhore sportive.