Përparim Gruda tregon çfarë i tha Veseli para vendimit të 16 shtatorit

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka vizituar sot në Hagë ish-kryetarin e Kuvendit dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, i cili ndodhet në paraburgim në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara. Pas takimit, Gruda tha se me Veselin kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë, njerëzit dhe të ardhmen e vendit. Deputeti i PDK-së përshkroi gjendjen e Veselit, duke thënë se në bisedën me të kishte vërejtur qetësi dhe, siç e cilësoi, “një forcë të jashtëzakonshme”. Sipas Grudës, Veseli nuk ka shfaqur dëshpërim apo dorëzim, por besim se më 16 shtator do të lirohet së bashku me bashkëluftëtarët e tij. “Nuk kishte as dëshpërim, as dorëzim. Përkundrazi, kishte besim dhe një bindje të fortë se më 16 shtator do të jetë i lirë, së bashku me shokët e tij”, ka shkruar Gruda. Ai e përmbylli rrëfimin për takimin me një mesazh emocional, duke thënë se kufizimi i lirisë fizike nuk nënkupton edhe kufizimin e bindjeve dhe dashurisë për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon mobilizim masiv para vendimit në Hagë: “Të mbushen rrugët e Kosovës”

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve …