Deputetja Janina Ymeri  kritikon ministrin Andin Hoti për menaxhimin e KEK-ut dhe KPMM-së

Deputetja e Lidhjes Demoktratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar ministrin Andin Hoti lidhur me përgjegjësinë institucionale për situatën në Korporatën Energjetike të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale. Ajo ka argumentuar se institucionet përgjegjëse janë nën ndikimin e strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje. Deputetja Janina Ymeri ka kritikuar gjithashtu menaxhimin e sigurisë në KEK, dhe ka shfaqur revolten për vdekjen e tre punëtorëve brenda një periudhe prej 40 ditësh. “Mund të shfajësoheni gjithë ditën, por fakti mbetet që me këtë menaxhim na kanë vdekur tre njerëz brenda 40 ditëve vetëm në KEK”, ka shkruar deputetja, Janina Ymeri. Ajo i ka kërkuar përgjegjësi institucioneve përkatëse për situatën në sektorin energjetik.

Kontrolloni gjithashtu

Teuta Haxhiu: Vjosa Osmani po e shfaq paditurinë e saj si politikane me fjalime të liga dhe duke e injoruar UÇK-në

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka vlerësuar se ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku ka mungesë transparence

Ministri i Arsimit, Hajrullah Çeku është kritikuar edhe nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e …