Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Ambasada e SHBA-ve: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka përsëritur thirrjen për formimin e institucioneve të Kosovës. Në një përgjigje për RTV21, një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka thënë se liderët politikë duhet të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. “Ngërçi i vazhdueshëm po i kushton Kosovës me humbje mundësish. Qytetarët e Kosovës presin që udhëheqësit të veprojnë në interes të vendit. ”, është shprehur zëdhënësi amerikan. Ambasada ka kërkuar që liderët politikë t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova kërkon drejtësi, ndërsa mospajtimet me aleatët zgjidhen përmes dialogut

Nënkryetarja e Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se është normale …