BE-ja: Ngërçi institucional po rrezikon fondet evropiane

Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për krizën institucionale në Kosovë, duke paralajmëruar se vonesat në konstituimin e Kuvendit mund të pengojnë reformat dhe të rrezikojnë përfitimet nga fondet evropiane. Zëdhënësi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Nikola Gaon, ka bërë thirrje për dialog mes partive politike dhe për vazhdimin pa vonesa të procesit të konstituimit të Kuvendit. Bashkimi Evropian ka vlerësuar se respektimi i Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për stabilitetin dhe përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Janina Ymeri  kritikon ministrin Andin Hoti për menaxhimin e KEK-ut dhe KPMM-së

Deputetja e Lidhjes Demoktratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar ministrin Andin Hoti lidhur me …