GP i PDK-ës sot ora 11:00 do të jetë në sallën e Kuvendit të Kosovës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka njoftuar se nesër, më 22 gusht, nga ora 11:00 do të jetë në sallën e Kuvendit të Kosovës. Sipas këtij subjekti politik, deputetët e kësaj partie do të jenë të pranishëm në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit. Kjo parti politike ka bërë të ditur se i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës. “Kërkesa është bërë në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në komunikatën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova kërkon drejtësi, ndërsa mospajtimet me aleatët zgjidhen përmes dialogut

Nënkryetarja e Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se është normale …