Skender Reçica: Kosovës i duhet përgjegjësi shtetërore, jo fitore partiake

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka reaguar ndaj me situatën politike dhe vonimin e funksionalizimit të plotë të institucioneve të Kosovës. Ai ka thënë se kjo situatë po ndikon edhe në besueshmërinë ndërkombëtare të vendit dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe strukturave euroatlantike. Ish-ministri, Skender Reçica ka theksuar se përgjegjësia kryesore për krijimin e institucioneve i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti fitues i zgjedhjeve. Ai ka paralajmëruar se vazhdimi i pasigurisë institucionale mund t’i dëmtojë interesat strategjike të Kosovës. “Më shumë se një fitore partiake, Kosovës i duhet përgjegjësi shtetërore” ka vlerësuar ish ministri, Skender Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Janina Ymeri  kritikon ministrin Andin Hoti për menaxhimin e KEK-ut dhe KPMM-së

Deputetja e Lidhjes Demoktratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar ministrin Andin Hoti lidhur me …