Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar projektin për banim social adekuat në Republikën e Kosovës. Duke folur për këtë projekt, ai tha se ky është një investim i rëndësishëm për dinjitetin e familjeve, barazinë dhe sigurinë sociale. “Projekti është rezultat i një pune të përbashkët ndërmjet institucioneve qendrore dhe komunave të Republikës, me mbështetjen edhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Qeveria ka siguruar financim përmes marrëveshjes së kredisë me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës në vlerë prej 25 milionë eurove. Krahas tyre kemi ndarë edhe 12 milionë euro nga buxheti i Republikës, pra kemi siguruar një fond të përgjithshëm prej 37 milionë euro e ky është gjithsesi një investim i madh” tha mes tjerash, kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
