OVL e UÇK mbështet propozimin e Ramush Haradinajt që për kryetar të Kosovës të propozohet Hashim Thaçi

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbështetur propozimin e ish kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj që Hashim Thaçi “të rimarrë mandatin nga Kuvendi i Kosovës dhe të zgjidhet President me t’u kthyer në Kosovë”. “Roli i Hashim Thaçit në shërbim të luftës çlirimtare dhe më pas përgjegjësitë institucionale nëpër të gjitha proceset shtetformuese dhe shtetndërtuese janë garanci dhe siguri për ecjen përpara të Kosovës në krah me aleatët tanë strategjikë. Institucionet relevante dhe forcat politike të Kosovës duhet ta shqyrtojnë seriozisht këtë propozim, përtej ndasive partiake. Sot Kosova ka nevojë më shumë se kurrë që të mbizotërojë interesi kombëtar, dinjiteti dhe siguria e shtetit, duke mos anashkaluar asnjëherë nderimin dhe respektin për ata që luftuan, sakrifikuan dhe fituan lirinë dhe shtetësinë e Kosovës” thuhet në komunkatën e Organizates së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Më 16 shtator pritet të mblidhen në Hagë qytetarë nga Kosova dhe diaspora

Duke folur për përgaditjet që po bëhen për përkrahjen e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të …