Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e cilësuar situatën në Kosovë si krizë të thellë morale, institucionale dhe ekonomike. Në një konferencë për media të martën, Gjini tha se politikat aktuale po dëmtojnë ekonominë dhe bizneset vendore, duke paralajmëruar se disa ndërmarrje rrezikojnë mbylljen. “Kosova është në krizë të rëndë, morale, institucionale, ekonomike. Ndërmarrjet tona janë gati me u mbyll për shkak të politikave të mbrapshta dhe baltosjes së çkado që është e jona”, deklaroi Gjini. Ai kritikoi gjithashtu situatën e krijuar rreth konstituimit të institucioneve të reja, duke e akuzuar Kurtin se po pengon deputetët në ushtrimin e mandatit të tyre. Sipas Gjinit, deputetët kanë marrë mandat nga qytetarët për të përmbushur përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe institucionale. Kreu i Aleancës tha se zgjidhja e krizës kërkon funksionalizimin e institucioneve dhe tejkalimin e situatës së krijuar politike.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
