Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur mbështetjen e saj për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre. Ambasada ka theksuar se vazhdon të mbështesë përpjekjet për zbardhjen e krimeve të luftës dhe identifikimin e fatit të personave të zhdukur. “Ambasada e SHBA-së vazhdon të mbështesë përpjekjet për hetimin e krimeve të luftës dhe sjelljen e drejtësisë për familjet e viktimave të luftës”, thuhet në përgjigje. Ambasada ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e zbardhjes së fatit të të zhdukurve, duke theksuar se familjet kanë të drejtë të marrin përgjigje. “Çdo familje meriton përgjigje për fatin e të dashurve të tyre”, ka deklaruar Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
