Universiteti i Prishtinës nderon Joe dhe Shirley DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

Universiteti i Prishtinës ka nderuar ish-kongresistin amerikan Joseph J. DioGuardi dhe bashkëshorten e tij, Shirley C. DioGuardi, me titullin “Doctor Honoris Causa”, për kontributin e tyre të gjatë në mbështetje të Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve. Në ceremoninë solemne u vlerësua veçanërisht angazhimi i tyre për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane. Rektori Arben Hajrullahu tha se me këtë titull po nderohen jo vetëm dy personalitete, por edhe miqësia dhe përkushtimi i tyre ndaj Kosovës. Joe DioGuardi u shpreh i emocionuar për vlerësimin, ndërsa Shirley DioGuardi falënderoi Universitetin e Prishtinës për këtë nderim.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësi i AAK-së i përgjigjet kryetarit të Mitrovicës: “Çështjen tënde ia kemi lënë medias, s’ka ditë që s’të dalin skandale”

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj kryetarit të GUXO-s, …