Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Kosova ndodhet në gjendje jashtëkushtetuese, përgjegjësia bie mbi Kurtin

Profesori i së drejtës kushtetuese dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se kriza institucionale në Kosovë nuk është më vetëm një çështje e shkeljeve kushtetuese, por ka kaluar në një gjendje jashtëkushtetuese. Hasani ka argumentuar se institucionet nuk mund të funksionojnë duke u bazuar vetëm në interpretime të izoluara të tekstit të Kushtetutës, pasi pjesë e rëndësishme e rendit kushtetues janë edhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe rregullat që përcaktojnë funksionimin e Kuvendit. Ai e ka kritikuar veçanërisht kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke pretenduar se pushteti i tij ka kontestuar në vazhdimësi vendimet e Kushtetueses dhe ka përdorur interpretime që, sipas profesorit, e kanë shtyrë vendin drejt një krize më të thellë institucionale. Sipas tij, duhet të zbatohet aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese dhe të përfundojë sa më shpejt konstituimi i Kuvendit. Më pas, partitë politike duhet të procedojnë me zgjedhjen e presidentit. Nëse nuk arrihet zgjedhja e presidentit, Hasani konsideron se rruga kushtetuese çon drejt zgjedhjeve të reja. Çdo tentim për të vazhduar funksionimin e institucioneve përmes kombinimeve që, sipas tij, bien ndesh me Kushtetutën, do ta thellonte edhe më shumë krizën. Hasani ka bërë thirrje për rikthim të menjëhershëm te rregullat kushtetuese, duke vlerësuar se përgjegjësia kryesore për daljen nga kjo situatë tashmë është te udhëheqësit politikë.

Kontrolloni gjithashtu

William Walker propozon Faton Bislimin për President të Kosovës

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori në pension William G. Walker, u …