Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Avdullah Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar, bllokimi i institucioneve ka një adresë

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar gjendjen politike në vend dhe vazhdimin e bllokadës institucionale, duke thënë se Kuvendi ende nuk po arrin të kryejë funksionin për të cilin është zgjedhur. Hoti ka ngritur shqetësimin se 120 deputetët e betuar pritet të marrin pagat e tyre edhe pse, sipas tij, deri tani nuk kanë pasur mundësi të kryejnë punën parlamentare. Ai ka kërkuar që Kuvendi të konstituohet sa më parë dhe të formohet Qeveria, në mënyrë që më pas partitë politike të kenë mundësi të negociojnë për zgjedhjen e presidentit brenda afatit kushtetues prej 60 ditësh. Sipas Hotit, funksionalizimi i institucioneve do t’i hapte rrugë edhe trajtimit të çështjeve urgjente, si rishikimi i buxhetit, ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ushtrimi i mbikëqyrjes parlamentare ndaj Qeverisë. Në reagimin e tij, Hoti ka qenë kritik edhe ndaj mënyrës se si po menaxhohet situata politike, duke thënë se bllokimi i institucioneve ka përgjegjës të qartë. Ai ia ka atribuar këtë situatë Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe të gjithë atyre që, sipas tij, po kontribuojnë në vazhdimin e ngërçit institucional.

Kontrolloni gjithashtu

William Walker propozon Faton Bislimin për President të Kosovës

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori në pension William G. Walker, u …