Bedri Hamza falënderon ambasadorin Olivier Guérot për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Hamza e ka falënderuar diplomatin francez për bashkëpunimin dhe angazhimin gjatë mandatit të tij në Kosovë, duke vlerësuar kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës. “Franca ka qenë përherë shtet mik i Kosovës dhe qytetarëve tanë. I shpreh mirënjohje të veçantë ambasadorit Guerot për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe të Francës”, ka thënë Hamza. Ai i ka uruar Guérot suksese në angazhimet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe miqësisë franceze ndaj Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral Kudusi Lama kërkon shpalljen e Gjykatës Speciale të paligjshme dhe të pavlefshme

Gjenerali Kudusi Lama ka deklaruar se Gjykata Speciale në Hagë nuk duhet të ketë më …