Enver Hoxhaj

Ministri Hoxhaj: Serbia duhet t’i zbatojë disa marrëveshje para se të fillojë zbatimi i marrëveshjes për AKS-në

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka deklaruar se në javët e para të muajit tetor mund të pritet ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Ai tha se çështja e kufirit nuk është një çështje e hapur mes Malit të Zi dhe Kosovës si dy vende sovrane, por më shumë një çështje e brendshme, në mes të pikëpamjeve të ndryshme që kanë partitë në opozitë dhe partitë, të cilat e udhëheqin qeverinë. Hoxhaj tha se Serbia duhet të zbatojë disa marrëveshje para se të fillojë zbatimi i marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. I pyetur për stagnimin e procesit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ai është shprehur që arsyet janë të shumta, por qëllimi i pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme ka të bëjë me integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe kjo mund të arrihet përmes rritjes së numrit të njohjeve, por edhe përmes anëtarësimit gradual në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ne presim që do të ketë lajme të mira, ka thënë mes tjerash ministri Hoxhaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …