Daniel Serwer

Server: Kosova po ballafaqohet me krizë të brendshme me Vetëvendosjen dhe Listën Serbe

Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka deklaruar se situata politike në Kosovë është dominuar këto kohë nga veprimet e dy faktorëve të brendshëm, që po i bëjnë sfidë kushtetutës së vendit. Veprimet e Vetëvendosjes në Parlament janë të papranueshme në një shoqëri demokratike, ndërsa  një grup i popullsisë serbe nuk e pranon Kushtetutën e shtetit, veçanërisht në veri. Forca tjetër është Vetëvendosja që do bashkimin me Shqipërinë. Dhe është shumë e vështirë të përballesh me të, sepse nuk ka hezituar të përdorë dhunën për të arritur synimet e veta, madje edhe brenda Kuvendit, dhe kjo për mua është shumë përtej asaj që duhet të lejohet në një shoqëri demokratike. Për sa i përket temës së Asocacionit të komunave serbe, analisti Daniel Serwer mendon se kjo situatë e vështirë është trashëguar nga marrëveshja e Ahtisarit. Është pjesa më e dobët e marrëveshjes  dhe duhet të mos harrojmë se ajo marrëveshje u arrit nën premisën e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, por Serbia nuk e njohu.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …