Daut Haradinaj: Ekziston një incizim dyorësh”, Sheholli raportoi në UDB kundër meje dhe Thaçit

Deputeti Daut Haradinaj ka deklaruar se ekziston një incizim rreth dyorësh, në të cilin, sipas tij, Fatmir Sheholli raporton në ish-shërbimin sekret jugosllav, UDB, në Beograd, kundër tij dhe ish-presidentit Hashim Thaçi. Këto deklarata Haradinaj i bëri në emisionin “Jehona Politike”, ku foli edhe për informacione anonime që, sipas tij, u dërgohen deputetëve, zyrtarëve dhe personave të tjerë, shpesh të shoqëruara me materiale që ai i cilësoi si prova të prekshme. “Për shembull, përmendët Shehollin. Ekziston një incizim dy orë, ky duke raportuar në UDB në Beograd kundër Hashim Thaçit e Daut Haradinajt para katër viteve. Ekziston ai incizim dhe nuk e nxjerrin në publik”, ka deklaruar Haradinaj. Ai tha se mesazhe dhe informacione të ngjashme, sipas tij, u dërgohen në mënyrë anonime edhe shumë deputetëve e zyrtarëve të tjerë, ndërsa theksoi se në rastet kur këto shoqërohen me prova, bëhet fjalë për materiale që duhet të trajtohen nga institucionet kompetente. “Ka sende që nuk duhet me i zbuluar. Ka sende që duhet me ia dhënë AKI-së, ka sende që duhet me ia dhënë prokurorisë. Institucionet përkatëse duhet t’i kryejnë detyrat e tyre”, është shprehur ai. Haradinaj ka vlerësuar se institucionet e sigurisë kanë rol kyç në trajtimin e informacioneve të tilla, duke përmendur Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe ushtrinë si shtylla të rëndësishme të shtetit. Në këtë kontekst, ai ka thënë se e konsideron të natyrshëm bashkëpunimin e institucioneve të inteligjencës së Kosovës me shërbime të tjera inteligjence.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: PDK-ja do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë dhe nuk do t’i bashkohet dialogut politik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka bërë të qartë se PDK-ja do …