Fjala e Fadil Begut komandant i UÇK, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Fadil Begu: ATA PO VIJNË

Ju tretën nga atdheu,
Ju lidhën me zinxhirë në kafaze,
Ju mbështollën me lecka
Ju shitën për t’u dhënë rehati disa zotërinjve.
Tentuan të ju  thyejn
Ju fshikulluan,
Ju damkosën,
Shtuan numrin me kopila…
Edhe fenë deshën t’ua ndërrojnë
JU Këngën nuk e ndalët:
Qëndroni një hap përpara
Këndoni
Mirupafshim thatë atëhere
Do ta flakim poshtë këtë barrë të rëndë…
Këndoni
Karavani nuk ndalon
Mos u tronditni
Burrat e fortë po vijnë
Burrat e fortë bëhen më të fortë.
Ata treguan rrugët që shpiejn drejt dritës
Ndersa ju udhëtoni rehat mbi binarët që ata shtruan  për ju.
Ata ju dhanë në duart e tua shpresën
Dhe thanë – Nisuni drejt perendimit
Ata ju dhanë gjithçka
Të bënë antarë të familjës së tyre
Të dhanë punët për tu ndier me vlere
Ndërasa ju  punuat vetëm për lumturinë tuaj
Duke  sjellë papastërti në rrugën e shtruar nga ata burra
Ata këndojnë
Burrat e fortë po  vijnë
Ata po  bëhen më të fortë…
Ju u shit tek dreqi
Penguat, siç bëjnë të verbërit…
U bindët, me një zë të butë e të pazakontë…
Ndoqët një rrugë pa shpresë
Qeshët, me shpresë se ata nuk do vijnë
Të qeshurat tuaja janë të çuditëshme
S’po ndiheni rehat.
Gjurmët që po leni  janë bërë pellgje të ndyra.
Burrat e fortë po vijnë
Edhe  më të fortë…
Po ndiheni të shqetësuar, të frikësuar.
Një gjë që nuk mund ta ndaloni.
Burrat e fortë… po vijnë
Burrat e fortë po bëhen më të fortë.
Mirë ardhëshi o burra.

Kontrolloni gjithashtu

Isuf Ismaili: NË TEPELENË U PËRKUJTUA ME NDERIME TË MËDHA 60 – VJETORI I GRUPIT ARTISTIK POLIFONIK TË BËNÇËS

Në qytetin e Tepelenës u festua gjashtëmbëdhjetë vjetori i Grupit të shquar polifonik të Bënçes, …