Ministria e Arsimit ka kërkuar që ora e parë mësimore t’i kushtohet pavarësisë së Kosovës

Teuta Haxhiu kritikon Ministrinë e Arsimit për vonesën e katalogut të librave: Prindërit u përballën me presion dhe paqartësi

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për mënyrën se si është menaxhuar këtë vit procesi i subvencionimit të teksteve shkollore. Haxhiu e ka cilësuar si të vonuar miratimin e katalogut të teksteve, i cili është publikuar më 27 gusht, duke argumentuar se vonesa ka krijuar presion dhe pasiguri te prindërit pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor. Sipas saj, përgatitjet për furnizimin me tekste do të duhej të ishin përfunduar më herët, në mënyrë që nxënësit dhe prindërit të mos përballeshin me paqartësi rreth librave që duhet të blejnë dhe shumave që do t’u subvencionohen. Haxhiu ka ngritur shqetësime edhe për procesin e verifikimit të aplikimeve për subvencionim. Ajo ka pretenduar se disa prindër nuk kanë marrë përgjigje nga koordinatorët e shkollave dhe se ka pasur raste kur shumat e paguara për tekste nuk përputhen me vlerat e subvencionimit të përcaktuara nga Ministria. Deputetja ka paraqitur edhe disa shembuj të faturave dhe komenteve të prindërve, duke kërkuar sqarime për mënyrën se si janë përcaktuar çmimet dhe mbështetja financiare për tekstet shkollore. 

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama i bashkohet fushatës për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar nismës qytetare në mbështetje të drejtësisë dhe …