Nga Ura e Ibrit, KFOR-i jep sinjal të qartë për veriun: “Qëndrimi mund të përshtatet, angazhimi jo”

Komandanti i Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar (MSU) të KFOR-it, kolonel Gianfranco Di Fiore, ka vizituar pjesëtarët e kësaj njësie që vazhdojnë të jenë të pozicionuar mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë, duke vlerësuar rolin e tyre në ruajtjen e pranisë dhe gatishmërisë së misionit në veri të Kosovës. Di Fiore ka theksuar se pjesëtarët e MSU-së kontribuojnë në vetëdijen situacionale dhe praninë e dukshme të KFOR-it, ndërsa janë të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të mundshëm të sigurisë. Sipas tij, edhe në rast të përshtatjes së pozicionimit të misionit me ndryshimin e rrethanave të sigurisë, përgjegjësitë dhe gatishmëria e KFOR-it do të mbeten të pandryshuara. “Qëndrimi ynë mund të përshtatet, por angazhimi ynë, gatishmëria dhe përgjegjësitë mbeten të palëkundura”, ka deklaruar Di Fiore, duke shprehur njëkohësisht krenarinë për profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të MSU-së. Ai ka vlerësuar se prania e kësaj njësie në veri është veçanërisht e rëndësishme në një periudhë kur kushtet e sigurisë mund të ndryshojnë, duke nënvizuar se KFOR-i mbetet i përgatitur për të mbështetur misionin në çdo pjesë të Kosovës ku paraqitet nevoja.

Kontrolloni gjithashtu

Nga i dënuar për gjenocid në “hero”: Mediat serbe glorifikojnë Ratko Mlladiqin

Vdekja e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq, ka nxjerrë sërish në pah …