Ramush Haradinaj viziton OVL-UÇK-në: Pranon flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ka pranuar me respekt flamurin e UÇK-së, duke përcjellë edhe një mesazh në mbështetje të çlirimtarëve. Ramush Haradinaj ka thënë se e ka pasur kënaqësinë të ishte në selinë e OVL-UÇK-së, ndërsa pranimin e flamurit e ka cilësuar si një nder të veçantë. “Liri për Çlirimtarët. I presim në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj, duke shprehur mbështetjen e tij për pjesëtarët e UÇK-së dhe duke përsëritur thirrjen për kthimin e tyre në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada angleze në Tiranë ka reaguar për protestën e militantëve të Sali Berishës dhe Ilir Metes para Bashkisë në Tiranë

Në protestat e dhunshme në Shqipëri po marin pjesë edhe aktivistë të Vetëvendosjes

Në protestat e dhunshme në Shqipëri po marin pjesë edhe aktivistë të Vetëvendosjes. Top Chanel …