Përkujtohet ish nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në dy vjetorin e ndarjes nga jeta

Të hënën me 7 shtator u shënua dy vjetori i vdekjes së ish nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Në homazhet dhe nderimet e organizuara morën pjesë familjarë, drejtues të komunës, të prirë nga kryetari i komunës, Ekrem Kastrati dhe nënkryetarin Vesel Krasniqi, drejtor komunal, e zyrtarë të tjerë.

Gjatë fjalës së tij, kryetari Ekrem Kastrati vlerësoi lart figurën e Berishës, duke veçuar rrugëtimin e tyre të përbashkët që nga bankat e shkollës, kontributin për çështjen kombëtare, periudhën e luftës e deri te shtetndërtimi. Kastrati theksoi se Hajdin Berisha ishte një personalitet që i kalonte përmasat e një komune, duke lënë pas një gjurmë të pashlyeshme me përkushtimin e tij që nga rinia e hershme.

“ Ikja e hershme e tij, është një humbje e madhe për të gjithë ne, por jeta dhe vepra e tij do të mbesin gjatë”, tha kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …