Kryetari Ekrem Kastrati vizitoi Policinë në Malishevë me rastin e 27-vjetorit të themelimit

Me rastin e 27 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Inspektoratit, Jakup Gashin, kanë vizituar Stacionin Policor në Malishevë.

Gjatë vizitës, Kastrati dhe Gashi kanë uruar pjesëtarët e Policisë së Kosovës për Ditën e Policisë, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve dhe ruajtjen e rendit e sigurisë.

Ata janë pritur nga komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, me të cilin kanë bashkëbiseduar për punën dhe angazhimet e Policisë në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …