Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Rama: NDIHMA E QEVERISË GJERMANE PËR “PASTRIMIN” DËSHTOI. NUK E NËNSHKROI HEKURAN MURATI!

Kryetaqri i Prishtinës Përparim Rama në një postim të tij në Facebook ka njoftuar qytetarët se se granti për Ndërmarrjenh “Pastrimin” ka dështuar sepse Ministria e Financave nuk e nënshkroi Marrëveshjen e Financimit.

Në postimin e kryetarit Rama thuhet:

Të dashur qytetarë,

Atë që po e them tash e sa kohë, sot fatkeqesisht po e konfirmojnë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. KfW (Banka Gjermane për Zhvillim) ka njoftuar se granti për “Pastrimin” dështoi sepse Ministria e Financave nuk e nënshkroi Marrëveshjen e Financimit.

Kaq!

E kemi ndihmën e Qeverisë gjermane. E kemi partnerin. E kemi projektin. E kemi nevojën urgjente.

Por Hekuran Murati nuk e nënshkruan.

Është e rëndë dhe e turpshme që para partnerëve tanë ndërkombëtarë duhet të shpjegojmë pse një projekt kaq i rëndësishëm për qytetarët tanë po dështon për shkak të Qeverisë sonë. Por qytetarët nuk mund t’i lëmë të paguajnë çmimin e këtyre bllokadave.

Prandaj kemi marrë vendim që të krijojmë Ndërmarrjen Komunale të Pastrimit! Do t’i përdorim krejt kompetencat që i kemi si Kryeqytet për ta zgjidhur këtë problem vetë. Pa pritur pafund.

Situata me mbeturinat është e rëndë dhe qytetarët me të drejtë kërkojnë zgjidhje.

Dhe zgjidhje do të bëjmë. Menjëherë. Me urgjencë, në seancën e radhës të Kryeqytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …