Sot bëhet rivarrimi i dëshmorit të kombit, Dr. Lec Gradica

Sot mbushen 18 vjet nga rënia heroike e doktor Lec Gradicës

Sot përkujtohet rënia e dëshmorit të kombit, Lec Gradica, mjeku i luftës, i cili ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë, në malet e Qyqavicës. Dr.Leci ishte ndër të parët që u kyç në luftën çlirimtare qysh në ilegale duke ofruar ndihmë profesionale. Ai ishte pjesë e Brigadës 114 Fehmi Lladrovci në Zonën Operative të Drenicës, kuadër mjekësor. Gjatë luftës u rikthye në vendin e lindjes duke themeluar Spitalin Ushtarak në Gradicë, spital ky ku u kryen shumë intervenime nga të gjitha fushat mjekësore. Përkushtimi dhe vepra e sidomos vdekja heroike e tij, duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë në malet e Qyqavicës, bëri të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat që do vijnë se si duhet të punohet dhe të veprohet për të shtrenjtin atdhe. (Islam Krasniqi)

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …