Jam dëshmitare se zemra e mërgimtarit ndau nga gjaku e djersa e tij për Lirinë e Kosovës.
E çka doni ma shume se edhe jetët e tyre ?!
Mos na ofendoni!
Keni frikën e së vërtetës dhe tokës dhe Zotit dhe gjakut.
UÇK-ja nuk ka vulë partie, ajo është e vulos me gjakun e trimave, me gjakun e mbarë popullit.
Këto ditë, tu’ i pa e tu marr pjesë në këto protesta e tubime në mbështetje të kreut të UÇK-së dhe luftës tonë të pastër çlirimtare, nuk po mundem me nejt pa e thanë një të vërtetë që po më vret sytë e shpirtin dhe jo vetëm mua. Kohët e fundit, e madje gjithë këto vjet në liri, u tentua e po tentohet me çdo kusht që Ushtria Çlirimtare e Kosovës me u kthye në pronë të partive politike. Po po, se u pa që nga politika ka përfitime të mëdha individuale.
Po shohim skena, ekrane e deklarata ku disa “fytyra” po derdhin lot aktrimi të shëmtuar, tu’ u mundu me i vënë ngjyra partiake asaj që ishte dhe mbetet vlera ma sublime e Kosovës.
Po shohim disa fytyra që po sillen sikur janë pronarë edhe të protestave.
Kë po doni me mashtrua? Popullin?
Jo, kurrë!
Populli asht aty me shpirt, e aktorët politikë ndoshta trupin e kanë aty, po mendjen te votat.
Por, po harrojnë një gjë: UÇK-ja nuk i takon asnjë partie!
Populli i Kosovës ishte vetë UÇK-ja, dhe asnjëherë ndryshe.
Unë që po i shkruaj këto rreshta, nuk flas nga zyrat e politikës e as nga interesat e pushtetit. Shkruaj nga kasollja e djersës time ndërtua mbi dheun e përgjaktë por edhe në dhe të huaj.
Flas si motër e dy heronjve që dhanë jetën për këtë tokë, e për mijëra të rënë të tjerë po ashtu. Sa ishin gjallë, në çdo frymëmarrje të tyre, deri në momentin kur ranë në altarin e lirisë, kurrë nuk i dëgjova me thanë asnjë fjalë tjetër përveç se: “UÇK-ja asht vetë populli”.
Ata nuk ranë për flamuj partish, as për mandate e karrige liderësh. Ranë për lirinë e këtij populli.
Prandaj, politikanë e liderë: mos e rreni veten që mundeni me na rrejtë edhe ma gjatë.
Mjaft asht mjaft! Lufta e pastër e vegjëlisë nuk mundet me u privatizu as dje, as sot, as nesër, kur mirë e dini që nga çdo parti e paraluftës dhe pasluftës dolën mijëra e mijëra luftëtarë e ranë mijëra dëshmorë. Dikujt nuk i ka mbetë “fytyrë” me pagua as faturën e moralit në rrafshin kombëtar.
Pikërisht ata kanë marrë ngjyra partish, e si kur duken, si kur nuk duken në sheshe ,reflektojnë shumë dobët.
Ani dikush me ata lot te akullt ne syrin e kameramanit dhe kamerës!!!
Mjaft me aktrim se u bot hora e dheut.
Nuk u deshtë me ndodhë, po ja çka të bën egoja!
Një thirrje e kam edhe për mediat e kamerat që nëpër këto protesta e ndalin syrin, si gjithmonë, vetëm te fytyrat e njohura të politikës, tu’ i injorua ata që vërtet e mbajnë peshën e këtij vendi, peshën e protestave.
Si nuk keni frikë prej kësaj toke të larë në gjak, në lot e në pritje?
Edhe këtë protestë, sikur çdo qëndresë tjetër, po e bën populli i thjeshtë – vegjëlia, ajo që e ndjen dhimbjen e pastër dhe të vërtetë. Ai që e ndjen padrejtësinë e shëmtuar që u bë më 16 shtator.
Në fund, e kam vetëm një pyetje për të gjithë ata që bëjnë teatër:
A aktrohet me luftën?
A aktrohet me sakrificën?
A aktrohet me gjakun e derdhur për liri?!
Jo more, jo! Jo moj, jo! UÇK-ja lindi nga populli dhe i mbetet vetëm popullit! Bukurinë e lirisë e shohim te vegjëlia, askund tjetër.
Lavdi UÇK-së!
Rroftë populli!
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Drejtësi për të ndaluarit në Hagë.
Veç drejtësi.
Në emër tim, ata janë të lirë.
Tani, ti lëmë fjalët, ejani se bashku ti ri-bashkojmë trojet në një shtet: Shqipëri!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
