Gucati paralajmëron deputetët: Nëse nuk votohet ligji, nuk do të jetë situata e mirë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar deputetët.

Para fillimit të seancës së sotme, ai ka thënë se nëse nuk votohet projektligji për Specialen situata mund të eskalojë.

Ai ka bërë me dije se sot veteranët i janë bashkangjitur protestës se bashku me studentët dhe të rinjtë.

“Sot kemi ardhur t’u bashkëngjitemi studentëve dhe rinisë. Ne sot kemi ardhur ta presim leximin e dytë të projektligjit. Nëse nuk votohet leximi i dytë, nuk do të jetë situata e mirë as për ne, as për ata, e kam fjalën për parlamentarët dhe qeverinë”, është shprehur Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

Hamza: PDK-ja dhe VV-ja nuk kanë ekzistuar kur u organizua UÇK-ja

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kosova vazhdon të kërkojë drejtësi në proceset …