Opinionistja politike Aida Dërguti ka deklaruar se protestat e zhvilluara për rreth tri javë kanë krijuar presion politik, i cili, sipas saj, ka ndikuar në zhvillimet që çuan në miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentes së Kosovës. Dërguti tha se projektligji për Specialen u bë pjesë e negociatave politike në një periudhë të tensionuar. Sipas saj, përmes këtyre zhvillimeve u synua sigurimi i vazhdimësisë së pushtetit dhe stabilitetit institucional. “U shfrytëzua për pazare politike, për të siguruar pushtetin, për shkak të presionit të protestës, tri javë intensive të protestës ku pamë një projektligj i cili mandej u përdor si pjesë e pazarit politik, prej të cilit nxori edhe presidentin për të siguruar stabilitet”, deklaroi Dërguti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
