Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë të madhe anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Në një postim në platformën X, Terras ka theksuar se stabiliteti institucional duhet të shfrytëzohet për avancimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. “Qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë dërrmuese anëtarësimin në BE. Stabiliteti institucional tani duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike”, ka shkruar Terras. Ai ka bërë të ditur se, në cilësinë e raportuesit të Parlamentit Evropian për Kosovën, synon të thellojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës për të avancuar rrugën evropiane të vendit. “Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta shtoj bashkëpunimin me institucionet e saj për të avancuar rrugën evropiane të vendit”, ka shkruar Terras.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
