Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani kërkon hetim të plotë për përdorimin e gazit lotsjellës më 5 tetor

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar hetim të plotë lidhur me përdorimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve më 5 tetor. Ramadani ka deklaruar se përdorimi i gazit lotsjellës, për të cilin është pretenduar se kishte kaluar afatin e përdorimit, duhet të hetohet dhe se përgjegjësit, nëse konstatohen shkelje, duhet të përballen me drejtësinë. “Hetimet duhet të shkojnë deri në fund. Secili duhet të japë përgjegjësi. Përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve më 5 tetor me afat të skaduar duhet të dënohet nga të gjithë ne dhe të ndëshkohet nga drejtësia!”, ka shkruar Ramadani. Ai ka kërkuar gjithashtu transparencë nga Inspektorati Policor i Kosovës lidhur me rezultatet e hetimit. “Gjetjet e Inspektoratit Policor duhet të jenë transparente dhe populli duhet t’i dijë!”, ka deklaruar Ramadani. Deputeti i Aleancës ka vlerësuar se hetimi dhe publikimi transparent i gjetjeve do të shërbejnë si dëshmi se institucionet përgjegjëse funksionojnë dhe se çdo shkelje mund të trajtohet përmes mekanizmave të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Kastrati: AAK-ja tregoi qëndrim prej burrështetasi, PDK-ja dhe LDK-ja i frikësohen Kurtit

Ish-deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka vlerësuar rolin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë …