Protestë në Bonn kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Të premten pritet të mbahet një protestë në qytetin gjerman të Bonnit, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta është paralajmëruar nga platforma “Liria ka Emër” dhe pritet të nisë në orën 19:00, me moton “Jo në emrin tim”. Në njoftimin e publikuar nga platforma bëhet thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve shqiptarë në këtë protestë. “Nesër Bonn, Gjermani – bashkë! Drejtësi për çlirimtarët!”, thuhet në njoftimin e platformës. Protesta në Bonn vjen në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga platforma “Liria ka Emër” kundër vendimeve të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Kastrati: AAK-ja tregoi qëndrim prej burrështetasi, PDK-ja dhe LDK-ja i frikësohen Kurtit

Ish-deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka vlerësuar rolin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë …