Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, Gjini ka theksuar se Serbia, me synimet e saj për zgjerim dhe ndryshim të kufijve, përbën burimin kryesor të jostabilitetit në rajon.
Ai ka vlerësuar se integrimi i Kosovës në NATO, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është garancia për zhvillim të qëndrueshëm dhe demokraci stabile, jo vetëm për Kosovën.
Gjini ka theksuar gjithashtu se për Aleancën, rreshtimi gjeopolitik me SHBA-të është thelbësor për krijimin e një terreni të sigurt për investime, zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e institucioneve të pavarura.
Sipas tij, përparimi dhe stabiliteti afatgjatë i Kosovës kërkojnë bashkëpunim të ngushtë dhe besim të ndërsjellë me Uashingtonin zyrtar.
Në fund të postimit, Gjini ka shkruar: “Kosova është e bekuar me miqtë e saj!”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
