PDK-ja kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës në Komisionin për Punë të Jashtme

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ngritur çështjen e hartimit të një strategjie institucionale për qasjen ndaj çështjes së Hagës, gjatë konstituimit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Përmes një postimi, Musliu-Shoshi bëri të ditur se në kuadër të mbledhjes është miratuar plani i punës dhe fushëveprimi i Komisionit.

Ajo theksoi se hartimi i një strategjie institucionale për çështjen e Hagës është i domosdoshëm për të siguruar koordinim dhe veprim të mirëfilltë institucional.

Ndërkaq, deputetja nënvizoi se ndër prioritetet kryesore të Komisionit mbeten anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, integrimi evropian dhe forcimi i marrëdhënieve me aleatët strategjikë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministria e Financave hap thirrjen për projektin 49.3 milionë euro për zhvillimin e sektorit financiar

Ministria e Financave ka ftuar kompanitë e kualifikuara të konsulencës që të shprehin interesimin për …