Edita Tahiri kritikon Kurtin për Asociacionin: Po tregon çfarë nuk ka zbatuar Serbia, por jo si do ta zbatojë marrëveshjen

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe kryenegociatorja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të dialogut me Serbinë, duke ngritur çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe vetëmenaxhimit.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se Kurti po flet për marrëveshjet që, sipas tij, Serbia nuk i ka zbatuar, por nuk po tregon se si do të zbatojë pjesën që lidhet me Asociacionin dhe vetëmenaxhimin e komunitetit serb.

“Kurti po tregon cilën marrëveshje nuk e ka zbatuar Serbia, por nuk po tregon si do ta zbatojë Asociacionin dhe vetëmenaxhimin/autonominë politike territoriale që ua dha pakicës serbe, me Marrëveshjen e Ohrit…”, ka shkruar Tahiri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministria e Financave hap thirrjen për projektin 49.3 milionë euro për zhvillimin e sektorit financiar

Ministria e Financave ka ftuar kompanitë e kualifikuara të konsulencës që të shprehin interesimin për …