Në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen e Kryesueses Samra Kërqagu, u mbajt mbledhja e TRETË e Komitetit për vitin 2026.
Për këtë mbledhje komiteti shqyrtoj këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i temës rreth qasjes se personave me aftësi të kufizuara në hapësira publike;
3. Shqyrtimi i temës rreth përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në aktivitete edukative;
4. Caktimi i një zyrtari përgjegjës komunal për çështjet e personave me aftësi të kufizuara;
5. Të ndryshme.
Qëllimi i komitetit është të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e personave me aftësi të kufizuara, duke kontribuar në hartimin e politikave dhe marrjen e vendimeve gjithëpërfshirëse në nivel lokal, me synim garantimin e barazisë, qasjes së barabartë në shërbime, respektimit të të drejtave dhe përfshirjes së plotë të tyre në jetën shoqërore.