U mbajtë punëtoria njëditore e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me përkrahjen e OSBE-së, me Kolegjiumin e Zyrtarëve Ligjor, në kuadër të hartimit të Strategjisë për Vetëqeverisjen Lokale 2027–2031.
Punëtoria kishte për qëllim shqyrtimin e Objektivit Strategjik 1 – “Avancimi i Kornizës Ligjore për Vetëqeverisjen Lokale”, identifikimin e çështjeve që kërkojnë plotësim, qartësim dhe harmonizim ligjor, si dhe mbledhjen e komenteve, sugjerimeve dhe rekomandimeve nga pjesëmarrësit.
Gjatë diskutimeve u trajtua rëndësia e avancimit të kornizës ligjore, qartësimit të kompetencave dhe përgjegjësive institucionale, si dhe përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal.
Në përfundim, u theksua nevoja që komentet dhe rekomandimet e pranuara të merren parasysh gjatë rishikimit dhe finalizimit të strategjisë, me qëllim të krijimit të një kornize ligjore më të qartë dhe funksionale për vetëqeverisjen lokale në periudhën 2027–2031.